Kombëtarja

Shënoi dopietë ndaj Bjellorusisë, Sahiti: Ishin golat më të bukur në karrierë

Sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Emir Sahiti, është shprehur i lumtur që i shënoi dy gola Bjellorusisë në miqësoren e djeshme, të luajtur në “Elbasan Arena” dhe e fituar 3-2 nga kuqezinjtë e drejtuar prej trajnerit Alban Bushi. “Jam shumë i lumtur për golat që kam shënuar dhe që i kam siguruar fitoren ekipit tonë”, – deklaroi në fillim Sahiti.

Më tej, ai shtoi se dje ka shënuar golat më të bukur të karrierës, deri më tani: “Janë golat më të bukur në karrierën time dhe besoj se kështu do të vazhdoj, duke dhënë maksimumin tim”. Ermir Sahiti tregoi edhe ëndrrën e tij si futbollist: “Ëndërroj të jem në kombëtaren A”. Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen sërish në një miqësore tjetër, më 8 qershor, po në “Elbasan Arena”.
Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI

Më shumë nga Kombëtarja