Kombëtarja

Shënon Bekim Balaj, i jep Rijekës një pikë

Pas dështimit të Rijekës në Europa League të enjten e kaluar, ku u mund në shtëpi nga Aberden 0-3, ekipi kroat kthehet te golat dhe kjo falë edhe kontributit të sulmuesit shqiptar Bekim Balaj, i cili ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në barazimin 3-3 kundër Slaven Belupo, ndeshje kjo e luajtur në kuadër javës së dytë të kampionatit kroat, kur edhe takimin e parë Rijeka e kishte barazuar (0-0 me Zapresiç në transfertë).

Balaj 1

Bekim Balaj në një ndeshje me Rijekën

Rijeka i bën një nisje jo të mirë ndeshjes, kur pëson gol në minutën e 9-të nga Myzafer Ejupi, shqiptarit nga Maqedonia, që luan në radhët e Belupos. Në fundin e pjesës së parë vendësit e Rijekës barazojnë me anë Bezjak. Kur pritej që Rijeka të shënonte, është sërish Ejupi, që me rifillimin e lojës gjen golin e dytë për miqtë. Por në minutën e 67-të do të ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ai që shënon dhe rezultati bëhet 2-2. Në minutën e 82-të është sërish Bezjak që shënon, por në fund Belupo barazon 3-3. Dy pikë në dy ndeshje nuk mund të quhet nisje e mirë për Rijekën, aq më tepër kur thuajse është jashtë edhe nga Europa League. Balaj ka qenë titullar në 3 ndeshjet e para të sezonit për Rijekën.

balaj e roshi

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë me Rijekën në Kroaci, Bekim Balaj dhe Odise Roshi

Një lajm i mirë edhe Odise Roshin, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe ka qenë i gatshëm në stolin e Rijekës, pavarësisht se nuk është preferuar në këtë takim të futet të paktën për pak minuta. Në dy ndeshjet e tjera të kampionatit kroat, Endri Çekiçi nuk ka qenë i grumbulluar kësaj radhe me Dinamon e Zagrebit, që ka barazuar 1-1 në transfertë me Osijek. Ndërsa mbrojtësi Amir Rrahmani është aktivizuar titullar edhe në ndeshjen e dytë me RNK Split. Në derbin e Splitit, Rrahmani luajti për 90 minuta, duke barazuar 0-0, rezultat i mirë, kur kujtojmë që luhej përballë Hajduk Split.

[total-poll id=54432]

Më shumë nga Kombëtarja