Futboll

Sherr mes Neymar dhe Mbappe? PSG kërkon të “heqë qafe” yllin e Botërorit

Ata janë yjet e mëdhenj te Paris SG, po ashtu edhe dy prej superyjeve të Kupës së botës 2018.

Por tani kanë dalë në skenë thashetheme të rënda, se Neymar dhe Kylian Mbappe nuk shkojnë aspak mirë.

Gazeta spanjolle El Pais raporton për një mosmarrëveshje mes dy dribluesve madje edhe një sherr.

Pas fitores 1-0 ndaj Toulouse në shkurt thuhet se Neymar dhe Mbappe janë konfrontuar keq, pasi braziliani nuk i kishte pasuar në një rast flagrant.

Sipas gazetës janë nxehur gjakrat dhe francezi thuhet të jetë nervozuar me Neymar dhe bashkëkombësin e tij Dani Alves pasi ata të dy talleshin me pseudonimin “Donatello” – pasi mesa duket Mbappe i ngjan breshkës së filmave “Teenage Mutant Hero Turtles”.

Pas dopietës së Mbappe ndaj Argjentinës, Dani Alves ka postuar në Instagram duke thënë: “Donatello është i shpejtë, apo jo?”

Neymar, Mbappé und Dani Alves (v. l.) jubeln gemeinsam beim PSG-Spiel in Rennes

Sikur t mos ishte mjaftueshëm absurde, Paris do të shesë Mbappe përpara Neymar. Sipas gazetës Neymar është ylli nr. 1 e PSG – prandaj edhe parisienët thuhet të mos jenë shumë të lumtur për momentin, që Mbappe po luan më mirë se Neymar në Botëror.

Real madrid, Manchester United dhe Manchester City thuhet të jenë interesuar për lojtarin, dhe ai mund të kushtonte rreth 300 mln euro përfshi pagën.

Më shumë nga Futboll