Bundesliga

Sherr te Bayern Munich, përplasje mes James Rodriguez dhe Rudy

Nuk mjaftojnë rezultatet fantastike për të qetësuar ambientin te Bayern Munich. Sot, dy ditë nga ndeshja e kampionatit kundër Ëerder Bremen, janë nxehur gjakrat, madje shumë, gjatë seancës stërvitore, kur James Rodriguez dhe Sebastian Rudy u përballën fizikisht mes tyre. Gjithsesi, dueli mes kolumbianit dhe ish-lojtarit të Hoffenheim, fatmirësisht zgjati vetëm pak, falë ndërhyrjes së shokëve të ekipit që ndërhynë dhe mbi të gjithë trajneri Jupp Heynckes. Ky i fundit ka shuar çdo gjë në mënyrë të menjëhershme dhe u ka kërkuar Rodriguez dhe Rudy që të shtrëngojnë duart, përpara të gjithë skuadrës.

Bayern, rissa in allenamento tra James Rodriguez e Rudy

Qetësia e seancës stërvitore të paradites te Bayern Munich është shkatërruar nga një duel sherri mes James Rodriguez dhe Sebastian Rudy. Ishte ish-futbollisti i Real Madrid ai që e ndezi sherrin, që me një ndërhyrje shumë të keqe ka ngjallur tërbimin e mbrojtësi, i cili menjëherë ka tentuar të kundërvihet, jo vetëm me mimikën e egër kundër kolumbianit. Një përplasje që nuk zgjati shumë, pasi zjarri u shua nga shokët e skuadrës, të cilët ndërhynë menjëherë dhe më pas edhe trajneri që ka rikthyer qetësinë e paqen në ekip, duke vijuar programin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Më shumë nga Bundesliga