Futboll

Sherri me Conte, Mourinho thotë të fundit: “E përçmoj, por…!”

Një herë e përgjithmonë, duket se shkëmbimi i urrejtjes mes dy trajnerëve, Jose Mourinho dhe Antonio Conte është drejt fundit. Në këtë rast, ishte “Special One”, ai që u rikthye te debate, me rastin e konferencës për mediat, të dhënë në vigjilje të ndeshjes kundër Stoke City. Trajneri i Manchester United ka vendosur të thotë fjalën “fund” për sa ka ndodhur, duke rrëfyer se ka arritur në pikën që përçmon trajnerin e Chelseas.

“Kur dikush ofendon dikë, mund të presësh që ai të përgjigjet, ose të qëndrojë në heshtje. Herën e parë që më ofendoi, u përgjigja. Di që t’i kem dhënë një përgjigje të tillë sa për t’i prekur atij pikën e dobët. Më pas më ofendoi për të dytën herë dhe ndryshova strategji. Tani e përçmoj dhe kaq, por për të përçmuar do të thotë të vendosësh fjalën “fund” mbi këtë histori”, deklaroi Mourinho.

Më shumë nga Futboll