Futboll

Sherri kthehet te Vllaznia, pret përgjigjen e Romës

Ka përfunduar prova katërditore e portierit 18-vjeçar Alen Sherri tek ekipi i Romës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ai ka mbërritur fillimisht në Rinas dhe më pas në Shkodër, ndërsa pasdite ka qenë në stërvitje me ekipin e Vllaznisë. I kontaktuar nga “telesport.al”, portieri i dytë i kuqebluve ka folur mbi eksperiencën e shkurtër romane, duke thënë: “Kanë qenë ditë që do të mbesin gjatë në mendjen time, një eksperiencë e shkëlqyer për mua.

sherri te roma

Alen Sherri duke u stërvitur së bashku me portierët e tjerë të Romës

Jam munduar të bëj më të mirën në këto katër ditë, teksa në dy ditët e para jam stërvitur me ekipin e të rinjve, ndërsa në dy ditët e tjera me ekipin e parë të Romës. Përshtypjet e para për mua, të paktën nga ajo që kam konstatuar, ka qenë e mirë. Tashmë do të jetë në dorën e stafit teknik të kësaj skuadre për të vendosur për fatin tim. Menaxheri më ka lajmëruar se brenda 3-4 ditësh do të japin mendimin përfundimtar nëse do më ofrojnë një kontratë apo jo”.

sherri alen

Sherri gjatë stërvitjes me Vllazninë

Duket qartë se portiere, që pas dy muajsh mbush 18 vjeç, është shumë pranë realizimit të një ëndërre. Nëse trajneri Garsia, drejtori sportiv i klubit dhe pjesëtarë të tjerë të stafit teknik do të jenë dakord për t’i ofruar një kontratë, atëherë do të nisin bisedimet me klubin Vllaznia për të gjetur edhe marrëveshjen e duhur në mënyrë që lojtari të bashkohet me këtë skuadër.

sherri

Sherri me legjendën e Romës, Bruno Konti, dhe menaxherin e tij

Shkodranët e kanë konsideruar prej vitesh një perspektivë e sigurtë e portës së tyre dhe jo më kot e kanë afruar shpejt në ekipin e parë, madje nuk përjashtohet mundësia që edhe nesër në Pukë ndaj Tërbunit, Alen Sherri të jetë në portë nga minuta e parë, ngaqë portieri malazez Dragojeviç ka një dëmtim që e ka shqetësuar ditët e fundit. Megjithatë, Sherri e ka vëmendjen kryesisht nga Italia në këto momente derisa të presë vendimin përfundimtar të drejtuesve të Romës.

Burimi: Gjergj KOLA (Shkodër)

[total-poll id=96503]

Më shumë nga Futboll