MMA

Shevchenko s’heq dorë: Dua një përballje të tretë me Nunes për të vënë drejtësi

Pas humbjes në UFC 2015 ndaj Amanda Nunes, me vendim jo-unanim të gjyqtarëve, sportistja e arteve marciale mikse Valentina Shevchenko ka bërë me dije sot se do t’i kërkojë drejtuesve të UFC-së që të zhvillojë një përballje të tretë me rivalen braziliane. Nunes mbrojti titullin kampion bote të peshës “bantam” (pesha gjel), por për Shevchenko rezultati ishte i dyshimtë, madje aspak i drejtë, pasi ajo e meritonte fitoren. Për këtë arsye, Shevchenko ka konfirmuar se i ka kërkuar presidentit të UFC-së, Dana White se synon një sfidë të tretë ndaj Nunes. Të dyja përballej e deritanishme mes tyre (kanë dueluar edhe në mars të 2016-ës) janë fituar nga Nunes.

Nga sfida mes Shevchenko dhe Nunes

Unë dua titullin tim dhe jam gati për të zhvilluar një përballje të tretë kundër Amanda Nunes, pasi nuk jam aspak dakord me rezultatin e këtij duel. Ai ishte dueli im”, tha Valentina Shevchenko sot për mediat, duke shtuar: “Nuk e di nëse do të realizohet kjo sfidë, pasi është UFC-ja ajo që vendos. Por unë do të kërkoj revanshin. Unë do ta pranoja humbjen dhe vendimin nëse realisht do ta humbjsa atë ndeshje, por në kafaz ndodhi e kundërta. Kur e sheh se vendimi është i gabuar dhe i jepet rivales tënde, nuk je dakord dhe dua që drejtësia të vihet në vend. Ndaj e kërkoj këtë sfidë të tretë me Nunes”, u shpreh sportistja Valentina Shevchenko.

Më shumë nga MMA