Champions League

Shevchenko: Uroj që Buffon të fitojë Champions-in, ndërsa Gattuso…

Andriy Shevchenko, trajneri aktual i Ukrainës dhe ish-ylli i Milan-it, ka dhënë një intervistë për “Premium Sport”. Për Milan-in, ai ka thënë: “Milan-i i Gattuso-s? Kam folur me Rinon dhe i uroj të fitojë me Milan-in. E meriton, është një njeri serioz dhe një trajner shumë cilësor. Ai ka shumë energji dhe entuziazëm dhe e njeh shumë mirë çfarë do të thotë Milan, sepse ka qenë pjesë e një Milan-i fitues. Njohja që ka ai për futbollin dhe karakteri i tij do të ndihmojnë lojtarët dhe klubin që të rrite. Forca Milan”, ka thënë ukrainasi.

“Si ndihem si trajner? Gjithçka po shkon mirë, viti është mbyllur, por jam shumë optimist për të ardhmen, i kënaqur dhe plot entuziazëm për këtë kombëtare. Sfida mes Shakhtar dhe Roma në Champions? Në Europë ka shumë skuadra të forta. Më vjen mirë që një ekip ukrainas është kualifikuar më tej. Do të përballet me Roma-n që është një skuadër shumë e fortë dhe që po luan shumë mirë në këtë sezon. Italianet në Europë? Juventus është gjithmonë solide dhe shumë e fortë. Shpresoj që Buffon të jetë në finalen e Kievit. E respektoj shumë, shpresoj që të vazhdojë të luajë, por nëse do të tërhiqet, do të më pëlqente që ta fitonte Champions-in”, ka përfunduar Shevchenko.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League