Merkato

Shfaqet ideja e shkëmbimit Donnarumma-Cavani

Mediset premium pretendon se Guanlugigi Donnarumma mund t’i bashkohet Paris Saint-Germain ndërsa Edison Cavani, Milan-it si pjesë shkëmbimi.

Sipas medias italiane eksperti dhe komentatorit të ndeshjeve të Milan, Carlo Pellagatti, Donnarumma do të largohet nga San Siro këtë verë.

Raporti i tij me tifozët është thyer përsëri pas gabimeve në finalen e Kupës së Italisë dhe barazimit 1-1 ndaj Atalanta-s, teksa u mundua t’i hidhte fanellën ultrasve pas fërshëllimave.

PSG është përfolur vazhdimisht si kandidati kryesor për të marrë Donnarumma dhe tani raportohet se Cavani mund të shërbejë si pjesë shkëmbimi.

Do të ishte një rikthim për 31-vjeçarin uruguaian, i cili ka luajtur te Palermo dhe te Napoli deri kur u transferua te PSG për 65 mln euro në verën e 2013.

Këtë sezon, Cavani ka shënuar 40 gola në 48 ndeshje kompetitive.

Më shumë nga Merkato