Sporte Mix

Shiffrin dhe vetëm Shiffrin, Kupa e Botës kthehet në “pronë private”

Mikaela Shiffrin nuk ndalet dhe pas 3 fitoreve radhazi javën e kaluar vijon momentin e mirë në garat e Kupës së Botës për femra në ski, duke triumfuar edhe në garën e sllallomit të zhvilluar në pistën e Flachau (Austri). Një triumf i rëndësishëm i 22-vjeçares amerikane, pasi tregoi supremacinë e saj edhe në pistën e rivaleve të saj kryesore. Duke përmbysur edhe disavantazhin që kishte pas zbritjes së parë dhe në fund, pas dy zbritjesh, dha kohën e përgjithshme 1’50”86.

Në vendin e dytë u klasifikua skiatorja austriake Bernadette Schild, që mbërriti në finish pas 1 sekondi, ndërsa në të tretin ajo suedeze Frida Hansdotter. Për Mikaela Shiffrin ky është suksesi i 41-të në karrierë, duke hipotekuar titullin kampion në këtë edicion të Kupës së Botës. Skiatorja amerikane ngjitet në kuotën e 1381 pikëve, ndërsa në të dytin ndodhet Ëendy Holdener me 560 pikë dhe në të tretin Petra Vlhova me 554 pikë.

Më shumë nga Sporte Mix