Sporte Mix

Shiffrin e pandalshme, korr fitoren e 43-të në karrierë në pistën e Are

Edhe pse e ka siguruar titullin për këtë edicion 2017-2018 të Kupës së Botës për femra në ski, Mikaela Shiffrin vazhdon të dominojë, duke korrur sot një tjetër triumf. Skiatorja amerikane korri sot fitoren e 43-të në karrierë, arritur në garën e sllallomit, të zhvilluar në pistën suedeze të Are. Pas dy zbritjesh, ajo dha kohën e përgjithshme 1’46”42, duke qenë më e shpejta në pistë.

Në vendin e dytë u klasifikua skiatorja zvicerane Wendy Holdener, ndërsa në të tretin u rendit ajo suedeze Frida Hansdotter. Por ajo që ra në sy është forma e shkëlqyer e skiatores amerikane, që nuk toleron në asnjë garë ku merr pjesë, pavarësisht se ka fituar titullin. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Bottës, Shiffrin ngjitet në kuotën e 1,773 pikëve, e pakapshme nga të gjitha rivalet.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Sporte Mix