RUSI 2018

“Shikova një 16-vjeçar që luante kundër 11-vjeçarëve, ishte pothuajse e jashtëligjshme”

Romelu Lukaku ka qenë i papërmbajtshëm të premten në mbrëmje dhe ka çmendur Brazilin falë forcës së tij fizike.

Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Anglisë dhe United, ka nënvizuar dominimin total të belgut: “Nuk duhet ta lejojnë të luajë”, ka thënë Ferdinand për BBC.

“Është shumë i madh dhe shumë i fortë për të gjithë. Është si të luash në oborrin e shkollës, duke patur në skuadër një 16-vjeçar që luan kundër 11-vjeçarëve”.

“Është pothuajse e jashtëligjshme që Lukaku të luajë kundër tyre”, ka qenë komenti i ish-qendërmbrojtësit. Vetëm interisti Miranda ka qenë në gjendje të fitonte duelet kundër qendërsulmuesit shtatlartë belg.

Më shumë nga RUSI 2018