Basketboll

Shima: Titulli më i vështirë, kaluam edhe pengesat kundër

Tirana fitoi titullin e 20-të kampion në basketboll për meshkuj, një trofe i merituar për bardheblutë, që e dominuan kampionatin nga java e parë deri tek e fundit. Një sezon i gjatë për kryeqytetasit, që nuk luajtën vetëm në kampionat por edhe në Ligën Ballkanike, duke u përpjekur të tregojnë vlerat e tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Ky fundsezon nuk ishte aspak i lehtë për Tiranën, që pasi humbi Superkupën (u mund nga Teuta), vuajti shumë ndaj durrsakëve edhe në finalet e play off-it. Gerti Shima, një nga protagonistët e Tiranës, në një prononcim në faqen e tij zyrtare në “Instagram” shprehet se ky ishte titulli më i vështirë.

Vendosëm objektiva të larta dhe nuk ndaluam deri sa arritëm aty të gjithë bashkë. As pengesat nuk na ndaluan, por mësuam se si të punpjmë perms tyre dhe për t’i kaluar ato. Pavarësisht lodhjes së sezonit, ku kryem gati dyfishin e ndeshjeve të Teutës, besuam te vetja dhe përpjekjet e bëra, duke turpëruar “mundësitë” kundër nesh. Përsosmëria nuk është një veprim, por zakonë për ne. Ne jemi Tirona, kjo ishte fitorja më e vështirë, ndaj dhe lumturia është me e madhe. Dua të falënderoj tifozët që na mbështetën”, u shpreh Shima në postimin e tij, një nga liderët e skuadrës bardheblu dhe vendimtar në fitimin e këtij titulli.

Vendosem qellime te larta dhe nuk ndaluam deri sa arritem aty te gjithe bashke. As Pengesat nuk na ndaluan, por dhe kete here mesuam si te punojme permes tyre dhe per to! Pavaresisht lodhjes se gjithe sezonit, kur gati kemi kryer dyfishin e ndeshjeve te ekipit Teutes, besuam te vetja dhe bem perpjeket me te medha, duke turperuar “mundesite” kunder nesh! Ne jemi pikerisht ajo qe bejme vazhdimisht. Prandaj, persosmeria nuk eshte nje veprim, por nje zakon per ne! Ne jemi “Tirona” ⚪🔵 dhe kjo ishte fitorja me e veshtire, ndaj aq me e madhe eshte lumturia e titullit Kampion 🥇🏆⚪🔵 P.s : ( Falenderime pa fund per te gjithe Stafin dhe Ekipin, familjaret, Shoqerine dhe Tifozet! Ndjese per nervat e lojes te shfryra 🙏🏼) ⚪🙏🔵

A post shared by GertiShima (@gertishima) on

Më shumë nga Basketboll