La Liga

Shitja e Coutinho te Barça, një fitore e gjithanshme për Liverpool

Tifozët e Liverpool kanë qenë të detyruar të ndjekin të terrorizuar telenovelën që po zhvillohet mbi të ardhmen e Philippe Coutinho. Në fillim do të largohet, më pas jo, më pas po, tifozët e “Të Kuqve” nuk kanë pasur mundësi as të marrin frymë. Në fillim ka ardhur deklarata zyrtare e klubit ku shkruhej: “Nuk do të marrim në konsideratë asnjë ofertë që do të na vijë për Philippe Coutinho”. Por vetëm disa orë më mbrapa ka qenë vetë lojtari ai që ka befasuar tifozët, duke kërkuar të transferohej. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga ndeshja e parë e kampionatit, që Liverpool do të luajë kundër Watford, mbështetësit e “Të Kuqve” duhet të dinë se një largim i Coutinho nuk do të ishte një lajm i keq për skuadrën e tyre.

Sipas statistikave, gjatë sezonit 2016-17 që solli kthimin e skuadrës në Champions League, Coutinho ka luajtur 28 ndeshje. Lojtarët e Klopp kanë fituar 16 nga ato takime, duke humbur 5 me një mesatare fitoresh 57.1 për qind. Por pa brazilianin në formacionin titullar, “Të Kuqtë” kanë fituar gjashtë dhe kanë humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e luajtura me një mesatare fitoresh prej 60 për qind. Përveç kësaj, Liverpool ka shënuar më shumë gola pa Cou, 2.3 për ndeshje, në krahasim me vetëm 2 për ndeshje kur ai ka qenë në fushë. Në përgjithësi, ekipi i “Anfield” ka marrë 2.1 pikë për ndeshje pa Coutinho dhe 2 për ndeshje me të. Edhe pse largimi i tij do të ishte një goditje për klubin, tifozët mund të ngushëllohen nga statistikat. Gjithashtu, Liverpool do të fitonte rreth 100 milionë sterlina nga shitja e një lojtari, i cili është blerë për vetëm 8.5 milionë sterlina në janar të 2013-ës nga Inter.

Më shumë nga La Liga