Futboll

Shitja e Ronaldo hap dyert e merkatos, ylli i Liverpool objektivi i parë i Real

Largimi Cristiano Ronaldo nga Real Madrid në drejtim të Juventusit do të shkaktojë një reaksion zinxhir, pasi vendin e lënë bosh nga sulmuesi portugez do ta zënë 2-3 yje të tjerë rë futbollit botëror. Dhe i pari në listën e trajnerit Lopetegui është sulmuesi senegalez i Liverpool, Sadio Mane, që aktualisht ndodhet me pushime pas Botërorit “Rusi 2018”. Sipas “Sky Sports”, Mane nuk e ka hedhur poshtë idenë për të luajtur me skuadrën “merengues” sezonin e ardhshëm edhe pse konfirmon se për momentin mendon vetëm për Liverpool.

Unë mbetem një lojtar i Liverpool dhe së shpejti do t’i bashkohem skuadrës në Amerikë, në turneun që do të zhvillojmë aty, ku do të përgatitem për sezonin e ri. Reali është një skuadër e madhe dhe është nder që më kërkojnë, por unë jam fokusuar vetëm te skuadra ime dhe ajo është Liverpool”, u shpreh sulmuesi senegalez në lidhje me një transferim të mundshëm nga “Anfield” te “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm. “Të gjitha këto janë vetëm zëra të merkatos. Askush nuk më ka kontaktuar dhe nuk kam dijeni për asgjë”, tha Mane.

Më shumë nga Futboll