Futboll

Shkarkimi alla “shqiptarçe” i Ballardini-t!

Jo vetëm në Shqipëri! Siç duket, edhe në Itali shkarkimet e trajnerëve shpesh janë të çuditshme… Rasti i Ballardini, që deri dje drejtonte Genoa-n, ndërsa sot është pa punë. Pas humbjes ndaj Parma-s, në stërvitje, trajneri i kërkoi kapitenit Criscito se çfarë formacioni të hidhte në fushë për ndeshjen e radhës.

Mbrojtësi regjistroi gjithçka dhe ia dërgoi presidentit (audio). Aty, numri “1” i klubit, Preziosi, vendosi për shkarkimin, duke e quajtur më pas “trajner të paaftë dhe që nuk mund të organizojnë një skuadër”. Një gjest i ulët ky, në fakt, nga mbrojtësi.

Më shumë nga Futboll