RUSI 2018

Shkarkimi i Lopetegui, ja reagimi i Joachim Low

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low është befasuar nga kaosi që ka përfshirë rivalët e Kupës së Botës, Spanjën, pas shkarkimit të trajnerit Julen Lopetegui vetëm një ditë përpara se të fillojë turneu.

Ditën e martë është konfirmuar se Lopetegui do të ishte trajneri i ri i Real Madrid, dhe vetëm një ditë më pas ka ardhur shkarkimi i tij nga Spanja.

Vendin e tij e ka zënë një ish-madrilen Fernando Hierro, dhe tani është prononcuar edhe trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low duke u shprehur se ndihet tepër i befasuar.

“Ishte një surprizë e madhe pasi doli nga hiçi,” shprehet ai për mediat, në prag të ndeshjes së parë të kampionëve në fuqi ndaj Meksikës në Grupin F të dielën.

“Nuk e di se çfarë ndodh prapa skenave të Federatës Spanjolle. Por është diçka e pazakontë.

“Patjetër që do të ketë pasoja për ekipin spanjoll. Nuk mund ta vlerësoj Hierro-n si trajner pasi nuk ka pasur shumë eksperienca. Gjithsesi, Spanja ka qenë së bashku për shumë vite. Lojtarët kanë një filozofi të qartë.

“Ata e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë luajtur bashkë për shumë vite, kështu që si me Lopetegui apo pa Lopetegui, Spanja nuk do ta humbasë kualitetin.”

Më shumë nga RUSI 2018