Connect with us

Futboll

Shkëlqeu gjatë huazimit te Bournemouth, Conte rikthen talentin holandez te Chelsea

Chelsea ka konfirmuar se ka rikthyer në ekip mbrojtësin Nathan Ake i cili ishte huazuar gjatë verës së kaluar te Bournemouth. Ake ka impresionuar duke ndihmuar djemtë e Eddie Howe drejt mesit të sipërm të tabelës në vitin e dytë që luajnë në Premier League, duke shënuar edhe tre gola në 12 ndeshje.

Chelsea ka konfirmuar se ka rikthyer në ekip mbrojtësin Nathan Ake i cili ishte huazuar gjatë verës së kaluar te Bournemouth. Ake ka impresionuar duke ndihmuar djemtë e Eddie Howe drejt mesit të sipërm të tabelës në vitin e dytë që luajnë në Premier League, duke shënuar edhe tre gola në 12 ndeshje. Klubi konfirmoi se 21 vjeçari holandez është rikthyer në “Stamford Bridge” me anë të një deklarate të shkurtër për shtyp në faqen zyrtare gjatë ditës së diel.

Ake, pictured scoring against Liverpool, could play as a wing back now he is back at Chelsea

Pasi në fillim vuajti të futej në ekipin e parë të Bournemouth, Ake shënoi me të parën mundësi që iu dha në ekipin e parë, në ndeshjen jashtë fushe kundër Stoke në nëntor.

Ake has made only 12 appearances for Chelsea, seven of which have come from the bench

Ai gjithashtu shënoi golin e fitores në përmbysjen historike kundër Liverpool. Trajneri i Chelsea Antonio Conte kishte kohë që ishte vënë në kërkim të një mbrojtësi anësor për krahun e majtë dhe beson se Ake mund ta luajë atë rol si dhe të shërbejë si një zëvendësues i tre qendërmbrojtësve. “Ake është një lojtar shumë i mirë dhe tani që ka filluar të luaj me Bournemouth po luan shumë mirë. Sinqerisht, jam duke e konsideruar mundësinë e rikthimit të tij,” u shpreh trajneri italian ditën e shtunë.

 

Më shumë nga Futboll