La Liga

Shkëlqeu me Anglinë në Botëror, Real Madridi përgatit ofertën 50 milionë paund

Tottenham është duke e studiuar një ofertë prej 50 milionë paundësh, të bërë nga Real Madridi për mbrojtësin e djathtë, Kieran Trippier. Kështu raporton sot tabloidi i njohur anglez, “The Sun”. Futbollisti në fjalë ka parë rritjen e aksioneve të tij në mënyrë dramatike, pas paraqitjes së treguar në Kupën e Botës së Rusisë me Anglinë.

Ai është bërë një objektiv për klubet më të mira në Angli dhe jashtë saj. “Spurs” pritet ta kundërshtojnë humbjen e mbrojtësit, teksa kanë nënshkruar me Trippier kontratë 5-vjeçare verën e kaluar.

Më shumë nga La Liga