Connect with us

Futboll

“Shkëmbimi” i vitit: Morata-James për yllin e Arsenalit?

E çuditshme, e jashtëzakonshme, befasuese, e rrallë!

Gjithçka mund të thuash për këtë lajm, por nëse rezulton i vërtetë … Vallë, ç’do të mendonit për shkëmbimin më të çmendur të mundshëm në merkaton e verës? E kemi fjalën për dyshen Alvaro Morata-James Rodriguez, dy lojtarë të cilët mund të përfshihen në një “megaoperacion” për blerjen e sulmuesit të Arsenalit Alexis Sanches. Arsene Wenger dëshiron të firmosë me dy yjet e Real Madridit, duke shitur kështu kilianin, shkruan “Don Balon“.

“Topçinjtë” faktikisht nuk kanë në plan të bëjnë një shkëmbim, por këto tri lëvizje janë si pasojë e njëra-tjetrës. Kështu, Wenger kërkon sulmuesin e Spanjës për të kompensuar largimin e anësorit të vet, teksa në Kili shkruhet se tekniku francez e ka në synimet e tij edhe kolumbianin James. Deri tani Arsenali ka qenë relativisht i qetë në merkato, duke u “ngopur” vetëm me Granit Xhakën dhe Rob Holdingun, dy lojtarët e vetëm të transferuar në Londër.

 

 

 

 

Më shumë nga Futboll