Connect with us

Europa League

Shkëndija “kampione e Europës”: në ’94 luante me fanellën e Milan

Qyteti i Tetovës, deri në orën 13:00 të ditës së premte ishte i njohur në nivel sportive vetëm për faktin që ishte vendlindja e Blerim Dzemaili, mesfushorit të Montreal Impact, me një të kaluar të gjatë në Itali, mes Torino, Parma, Napoli dhe Bologna. Më pas, si me një prekje magjike, që vetëm shorti në Nyon mund të dhurojë, gogla e zgjedhur i jep një jetë të re dhe dritë, për ekipin shqiptar të Maqedonisë. Shkëndija do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Milan në Europa League. Ngjyrat e fanellës? Rosso e nero, Kuq e Zi, një derbi europian i ndarë nga një vijë: horizontale për ekipin nga Maqedonia, ndërsa vertikale për “Djallin”.

Rezultate imazhesh për shkendija tetove 2017

Në vitin 1994 Shkëndija përballej për sezonin, si gjithmonë, me fanellat kuq e zi. Por, më pas është ajo shija e deja-vu, që nuk kalon pa u vënë re. Në fakt… fanellat e veshura nga ekipi shqiptar i Maqedonisë, ishin ato që kampionët e Milan të Fabio Capello kishin veshur në vitin 1993. Me logon e prodhuesit të veshjeve sportive ‘Lotto’ në gjoks dhe reklamën ‘Motta’ në pjesën e barkut, e kuqe flakë, fanellat të cilat u veshën nga Desailly, Baresi, Maldini, Savicevic, të veshura nga futbollistët e ekipit nga Maqedonia dhe të drejtuar nga Zoran Smileski.

Rezultate imazhesh për shkendija tetove 2017

Një klub që ka riparë dritë në vitin 1992, pasi ishte zhdukur më parë nga qeveria Jugosllave, ndërkohë që u rindërtua me rifitimin e pavarsisë së Maqedonisë, duke e nisur nga kategoria e katërt. Fanellat e Milan dhe fitore e suksese në kohë të njëjta me vëllezërit kuq e zi. Milan fitoi kampionatin në sezonin 2010-11, ndërsa Shkëndija, në të njëjtin vit fitoi Prva Liga. Dy klube të lidhura nga një fije e hollë dhe sërish bashkë Milano dhe Tetova.

Më shumë nga Europa League