Champions League

Shkëndija mposhtet nga Salzburg, “vrastare” për Champions dy penalltitë kundër ekipit shqiptar

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës është mposhtur të mërkurën në transfertë nga ekipi austriak i Red Bull Salzburg me rezultatin 3-0. Një disfatë e rëndë kjo e shqiptarëve të Maqedonisë në takimin e parë të vlefshëm për turin e tretë kualifikues të Champions League. Fati i takimit është vendosur thuajse plotësisht nga dy penalltitë e akorduara në favor të vendasve austriakë, të shndërruar në gola, për të vështirësuar misionin e Shkëndijës për të kaluar në fazën Play-off të Champions League, tashmë i shndërruar në një mision të pamundur.

Salzburg kaloi në avantazh që në fillim të takimit, kur Dabbur ka shndërruar në gol një 11-metërsh të akorduar kundër Shkëndijës së Tetovës. Pikërisht kur pritej përfundimi i pjesës së parë, Dabbur ka dyfishuar epërsinë e vendasve, ndërsa Samesseku në të 81’ ka vulosur rezultatin në 3-0, pasi ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Salzburg-Shkëndija Tetovë 3-0

Shënues: Dabbur 17′ (11-m), 45+3′, Samasseku 81′ (11-m)

Salzburg: Stankovic, Lainer, Ramalho, Pongracic, Ulmer, Junuzovic, Samasceku, Ulf, Shlager, Jabo, Dabbur.

Trajner: Marko Rose

Shkëndija: Zahov, Bejtulai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Totre, Selmani, Nafiu, Zhunior, Ibrahimi.

Trajner: Qatip Osmani.

Më shumë nga Champions League