Futboll

Shkoi të drejtojë kombëtaren, i injoruar nga të gjithë trajnerin legjendar nuk e njeh askush

Sven-Göran Eriksson është me famë botërore, pasi në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme ka udhëhequr ekipe në Suedi, Portugali, Itali, Angli, Meksikë, Bregu i Fildishtë, Tailandë, Dubai dhe Kinë. Tashmë, dëshira për një eksperiencë të re në moshën 70 vjeçare e ka dërguar në pankinën e përfaqësueses së Filipineve. Një vend jo shumë i njohur për cilësitë futbollistike, por sikurse pranoi vetë trajneri, ndodhet aty për të ndryshuar gjërat. Me shpresën që kjo aventurë të zgjasë më shumë se ajo e paraardhësit të tij, anglezit Terry Butcher, që mbajti pozicionin e trajnerit për vetëm një muaj.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Por, sikurse raporton “France Football” fillimi i aventurës nuk ishte aspak premtues. Për të pritur suedezin në mbërritjen e tij në Filipine, kishte dalur… askush. As telekamera, as gazetarë, madje asnjë tifoz. Një situatë paradoksale për dikë që ka udhëhequr skuadra dhe përfaqësuese të rëndësishme. Por s’ka gjë, sepse vetë trajneri e ka pritur me sportivitet këtë ftohtësi dhe e ka marrë me filozofinë se po shijon këtë anonimat. “Askush nuk më njohu, është vërtetë bukur kështu. Filipinet nuk janë një shtet ku bëhen çmenduri për topin. Nëse do të ishim në Angli, Itali, apo diku tjetër, njerëzit do ta dinin se kush jam, por s’ka gjë. Është shumë mirë kështu”.

Më shumë nga Futboll