Connect with us

Tenis

Shkon të hapë ventilatorin, numri 1 në botë dëmton gishtin dhe tërhiqet

Tenistja çeke Karolina Pliskova, numri 1 në botë për femra, ka pësuar sot një episod aspak të këndshëm në turneun e Nanchang, Kinë. Në ndeshjen e turit të dytë ndaj tenistes vendase Nao Hibino, ajo është dëmtuar në gishtin e dorës së djathtë, teksa përpiqej të ndiste një ventilator që ishte pozicionuar pas karriges së saj.

Pliskova udhëhiqte 3-0 ndeshjen në setin e parë, kur gjatë një pushimi shkoi të ndezë ventilatorin e pozicionuar pas shpine. Por duket se në ato momente diçka ka shkuar keq dhe Pliskova është dëmtuar në gisht. Mes lotëve, ajo është detyruar të lërë në mes ndeshjen dhe tërhiqet para kohe nga turneu edhe pse iu dha ndihma mjekësore.

Më shumë nga Tenis