Ligue 1

Shoku i skuadrës: Neymar është një gënjeshtar!

Thomas Meunier dhe Neymar kanë folur për ndeshjen e famshme të PSG dhe Barcelona-s sezonin e kaluar. Belgu ka zbuluar një anekdotë për sa i përket bisedës së tyre.

A është treguar i sinqertë Neymar me Meunier? Gjatë “remontada-s” së Barça-s (6-1), ish-ylli i katalanasve fitoi një penallti, të dyshimtë, të shkaktuar nga lojtari i përfaqësueses belge.

Që nga transferimi i Neymar te PSG, dy lojtarët kanë pasur mundësinë të bisedojnë rreth asaj ndeshje të çmendur në “Nou Camp”. A ishte një faull ndërhyrja brenda zonës?

Gjatë një interviste me Bein Sports, Thomas Meunier ka zbuluar se ai dhe Neymar kanë mbajtur qëndrimet e tyre.

“E pyeta nëse ishte një penallti apo jo. Ai më tha po. Ai më gënjeu dhe nuk habitem (qesh),” tregon ai me humor.

Më shumë nga Ligue 1