Champions League

Short i mirë për Kukësin, ja ndaj kujt i nis kualifikueset e Champions-it

U hodh sot në Nyon të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë edhe dy skuadra shqiptare. Më konkretisht, Kukësi, që është nënkampion në vendin tonë, por ka përfituar nga përjashtimi i Skënderbeut për 10 vite nga Kupat e Europës; si dhe Shkëndija e Tetovës, kampionia e Maqedonisë.

Kujtojmë se ndeshjet e këtij raundi do të luhen më 10/11 korrik dhe 17/18 korrik. Goglat e kanë vënë Kukësin përballë kampionëve të Maltës, Valleta. Ndeshjen e parë verilindorët do ta zhvillojnë në Shqipëri, në datën 11 ose 12 korrik, ndërsa atë të kthimit 1 javë më pas në kryeqytetin e Maltës, Valleta.

Tetovarët e Shkëndijës, nga ana e tyre, do ta nisin përfaqësimin në këtë tur të Champions-it duke luajtur kundër skuadrës së Uellsit, The New Saints. Ndeshjen e parë Shkëndija do ta luajë në Maqedoni, ndërsa atë të kthimit në Uells.

Më shumë nga Champions League