Champions League

Shorti i Champions-it, Kukësi e nis me moldavët e Sherif

U hodh sot në Nyon të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ku merr pjesë skuadra kosovare e Trepça ’89. Goglat janë treguar bujare me kampionët kosovarë, sepse do të luajnë ndaj Vikingur të Ishujve Faroe. Ky do të jetë përfaqësimi i parë ndërkombëtar për një skuadër kosovare në evente të tilla, të organizuara nga UEFA. Kujtojmë se ndeshjet e turit të parë kualifikues do të luhen më 27/28 qershor dhe 4/5 korrik.

Në turin e dytë kualifikues të Champions-it do të nisë aventurën e vet europiane edhe Kukësi, skuadra kampione e Shqipërisë. Shorti i ka vendosur verilindorët e trajnerit Ernest Gjoka kundër moldavëve të Sherif. Një kundërshtar i pranueshëm, po të kemi parasysh se në vazo kishte emra edhe më sugjestionues. Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 11/12 korrik dhe 18/19 korrik. Pra, Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë në Moldavi, ndërsa atë të kthimit në “Elbasan Arena”.

Më shumë nga Champions League