Peshëngritje

Shpërthen Izmir Smajlaj: STOP dopingut! PO djersës dhe talentit!

Izmir Smajlaj, kampion Europe në kërcim së gjati, ka shpërthyer përmes një statusi në Facebook, pasi ka marrë vesh lajmin e përfundimit të analizave dhe daljes pozitive në testin antidoping të peshëngritëses sonë, Romela Begaj: “Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të një sportisti! Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë, që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport. Ne sportistët jemi imazh kombëtar! Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes, kudo në botë! Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë, ta bëjmë krenare me djersën, mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me nder e dinjitet në fytyrë! STOP dopingut! PO djersës dhe talentit! PO stërvitjes së ndershme!”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Peshëngritje