Connect with us

Kampionatet në Europë

Shpërthen menaxheri: Francezët duhet t’i puthin këmbët Verrattit…

Menaxheri i Marco Verratti, Donato di Campli, ka kërkuar nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”,

Menaxheri i Marco Verratti, Donato di Campli, ka kërkuar nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila publikoi lajmin se mesfushori italian dhe Blaise Matuidi ishin për jetë nate deri në orët e hershme të mëngjesit para përplasjes në “Nou Camp”, kundër Barcelonës, e cila përfundoi me eliminimin e turpshëm të PSG-së nga Champions-i, që të përgënjeshtrojë informacionin në fjalë, pasi nuk është aspak i vërtetë. Campli shpjegoi se këto raporte ishin “shpikje të pastra”. Kjo është arsyeja pse kërkesa e tij mesatar është korrigjimimi i lajmit, në të kundërt do të ngrejë padi për dëmet e shkaktuara futbollistit që përfaqëson.

Agjenti i mesfushorit italian ka lënë të kuptohet masa të ashpra, nëse ky lloj informacioni përsëritet: “Verrati është i zemëruar me mediat franceze, të cilat duhet t’i puthin këmbët e tij, që po luan me PSG-në. Ai nuk është i zemëruar me klubin dhe tifozët, të cilët e kanë mbrojtur gjithmonë. Marco ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe PSG-ja do të vazhdojë me të, sepse synon të bëhet një ekip i madh. Gjithashtu, është e vërtetë se telefoni im nuk ndalet së rëni. Në qoftë se gjëra të tilla si kjo do të përsëriten, atëherë duhet të mendojmë për përballjet ligjore”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë