Seria A

Shpërthen Nainggolan, flet për b…lëpirësit e futbollit

Radja Nainggolan është një nga ata lojtarë që krijon gjithmonë debat, kur flet dhe kur qëndron në heshtje. Pas hidhërimit për përjashtimin nga lista e 23 lojtarëve të Belgjikës që do të luajnë në Kupën e Botës, mesfushori i Roma-s ka qenë protagonist i një interviste për televizionin belg VTM, ku ka folur për jetën e tij.

Nainggolan i ka hpaur dyert e shtëpisë së tij emisionit belg dhe është shfryrë për përjashtimin e tij nga Kupa e Botës dhe për mënyrën si sillen disa futbollistë:

“Mungesa e grumbullimit me kombëtaren është një goditje e rëndë për mua, sepse kam munguar te një tjetër. Pas karrierës sime nuk dua të kem më asnjë lidhje me botën e futbollit, ka shumë bythëlëpirës. Unë them atë që mendoj, atë që ndiej. Ky është problemi im, por do të jetë gjithmonë kështu”.

Mesfushori verdhekuq ka folur edhe për marrëdhënien me babanë e tij, që u largua nga familja kur Radja ishte akoma i vogël: “Kam provuar ta kërkoj. Sepse kam menduar: tani jemi të rritur, unë kam fëmijë. Por ai takim ka shkuar keq”.

Më shumë nga Seria A