• Shpërthen Raiola: Kinezët e Milan janë një m…

    Publikuar: 18 Mar 10:37

    Mino Raiola, menaxheri i famshëm i futbollistëve, si Donnarumma, Balotelli dhe Ibrahimovic ka folur për situatën e Inter dhe Milan, duke bërë një diferencim të qartë mes kinezëve që kanë blerë klubin zikaltër, “Suning”, dhe atyre që po provojnë të blejën Milan, “Sino Europe Sports”.

    “Kinezët? Ka kinezë e kinezë, ka miliarda. Ka ndryshim mes atyre të Inter dhe atyre të Milan? Po, ata të Inter janë njerëz seriozë, i kam njohur. Kanë ide të arta, duan të rimëkëmbin Inter-in dhe ta transformojnë në një prej shtatë ekipeve të para në botë. Kanë mundësitë financiare për ta bërë dhe do ta bëjnë”.

    “Ata të Milan-it nuk i njoh, deri tani po bëjnë një figurë m… . Për sa i takon imazhit të klubit kuqezi, nuk më duket një gjë shumë e mirë. Shpresoj që ta kem gabim dhe që Milan të kthehet ai që ka qenë, por nuk ka shumë besim”.

     


    Lexo postimet e tjera