• Shpërthen trajneri shqiptar: Ja pse festova si Conte në Kamëz

    Publikuar: 20 Mar 2:24

    Dashnor Hasani ka qenë trajner i portierëve të Kamzës deri para disa kohësh, kur presidenti Naim Qarri e shkarkoi. Ai ishte ndihmës i Bledar Devollit, të cilin e tronditi me një barazim në shtëpi, ndeshjen e fundit në radhë të Kategorisë së Parë. Përmes një statusi në Facebook, Hasani ka shfryrë tërë dufin e tij ndaj disa personave te ish-skuadra e tij, duke i paralajmëruar se çfarë i pret në Shënkoll: “Festova si Antonio Conte në Kamëz, sepse mënyra e largimit tim nga ky ekip ishte rasti i parë në botë. Festova, pasi nga Kamza nuk u largova për paaftësi profesionale, apo thjesht se deshën të më zëvendësojnë me një tjetër, por për inate të “shkuesit tim”. Festova, pasi edhe rrogën e fundit, për punën që kisha bërë, bashkia nuk ma dha! Festova për Baftjar Devollin, i cili kur m’u komunikua largimi me një arsye banale, në prani të 29 vetëve, duke qenë pjesë e stafit të tij, nuk foli asnjë fjalë, por qëndroi si një Konkubinë e zënë mat. Asnjë telefonatë nuk më bëri, pavarësisht se kishim shkuar shumë mirë, por thjesht uli kokën si struci. E përkthyer në shqip, kjo do të thotë “larg bythës sime”. Festova për nënën time, e cila nuk jeton më, që duke parë shqetësimin tim pse më larguan në mënyrë të padrejtë, më tha: Dash, mos bëj fjalë me njeri, lërja Zotit.

    Kam FALENDRIM për Baftjar Devollin, për qëndrimin fanatik të lojës së tij, duke i rënë fyellit në një vrimë. Loja e tij nuk prodhon gola, ndaj na e lehtësoi shumë fitoren, pasi edhe golin e barazimit e shënuam vetë në portën tonë. Skemën e tij lojtarët tanë e dinin pa u nisur topi. Madje, edhe pleqtë e plakat e Shënkollit e dinin skemën e tij. Megjithë ndihmën e gjygjtarit Breshani dhe me 10 lojtarë, nuk u vumë në vështirësi. Falënderoj ISA BOLETININ e Shënkollit, tifozët e Shënkollit, të gjithë lojtaret dhe stafin e Shënkollit për shpirtin e lartë të garës dhe besimin në fitore! Falënderoj portierin Danaj, pavarësisht se bëri punën e tij. Me të dhënat dhe aftësitë që ka do ta kishte zili çdo ekip i Kategorisë Superiore. NDIHME për ish-kolegun Devolli. I uroj që të mos largohet pas takimit me Shijakun, por të jetë i pranishëm në Shënkoll, bashkë me arbitrin Breshani. Në Kamëz me 10 lojtar i morëm barazimin; në Shënkoll, po erdhi me atë fyell, me një vrimë, edhe me 8 lojtarë do ta mundim. Ndjesë dhe respekt për të gjithë tifozët e Kamzës, disa prej të cilëve më mirëkuptuan. Unë tashmë jam pjesë e Shënkollit. Ndjesë të gjithë lojtarëve të Kamzës, për të cilët kam respekt maksimal. Janë djem shumë të mirë dhe lojtarë të shkëlqyer. KA ZOT. Vetëm malet nuk takohen!”


    Lexo postimet e tjera