• Shpërthimi i yllit të Chelseas: “Vjet isha fantazëm, tani rikthehem si më i miri”

    Publikuar: 8 Jan 6:39

    Eden Hazard ka zbuluar dëshirën e tij për të qenë sërish futbollisti më i mirë në Premier League, pasi pranoi se sezonin e kaluar ai ishte një fantazëm. Futbollisti me tipare ofensive, në vitin 2015 u shpall futbollisti më i mirë në Premier League, njëherësh edhe futbollisti i vitit për klubin e tij, teksa Chelsea marshonte drejt titullit kampion. Por, ai bashkë me shokët e tij të ekipit vuajti një sezon tërësisht të dështuar edicionin e kaluar, me Blutë e Londrës që shkarkuan nga detyra trajnerin portugez Jose Mourinho. Tashmë, kohët e mira janë rikthyer në Stamford Bridge, me Chelsean që po shkëlqen nën drejtimin e Antonio Conte, teksa konkretisht udhëheqin klasifikimin.

    Eden Hazard admits he was a 'ghost' during the 2015-16 season at Chelsea
    Dy vite më parë u shpall më i miri te Chelsea dhe në Premier League, vjet ishte fantazëm.

    Konkretisht Hazard ka rezultuar deçiziv teksa ka shërbyer si instrumental për trajnerin Conte, me plot 9 golat e tij dhe shumë asiste, duke dhënë sinjale të forta të rikthimit në nivelet që talismani ishte dy sezone më parë. Duke reflektuar në atë paraqitje të dobët të Chelseas në sezonin e mbrojtjes së titullit 2015-2016, Hazard deklaroi: “Unë mësova shumë. Ndonjëherë gjendesh në krye, sikurse ne ishim dy vite më parë dhe ndonjëherë tjetër është shumë e vështirë për këdo. Sa për mua, unë isha futbollisti më i mirë dy vite më parë, por sezonin e kaluar isha një fantazëm. Dëshiroj të jem sërish më i miri dhe të fitoj tituj e trofe”.

    Eden Hazard has been back to his best under new boss Antonio Conte
    Këtë sezon, nën drejtimin e Conte, Eden Hazard po përjeton sërish suksesin e dy viteve më parë.

    Dhe ndonëse fitimi i një tjetër titulli kampion në koleksionin e tij është objektivi kryesor, 26-vjeçari po shpreson të shijojë suksesin e tij të parë në një prej kompeticioneve më magjike të futbollit anglez. Në prononcimin e tij për “Fox Sport”, Hazard shtoi: “Kampionati është i rëndësishëm, por FA Cup është edhe më shumë, sepse unë nuk kam mundur kurrë ta fitojë. Ndaj, unë shpresoj që këtë sezon të mund të fitoj këtë trofe, pasi më parë kam fituar kampionatin dhe Kupën e Ligës. Tashmë më nevojitet vetëm FA Cup.

    [interaction id=”5872798d6ddfc27448f20d8c”]


    Lexo postimet e tjera