Connect with us

Futboll

Shqipëri-Itali luhet më 11 janar, ja axhenda

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, për femra, do të zhvillohet pas një jave. Kështu, si Federata Shqiptare e Futbollit, ashtu edhe ajo italiane, kanë konfirmuar sot zyrtarisht axhendën për këtë aktivitet të parë zyrtar për vitin e ri 2017. Në njoftimin e saj, FSHF ka bërë me dije se në këtë miqësore, do të jenë futbollistet kuqezi të Kombëtares A që do të përballen me përfaqësuesen e 19-vjeçareve të Italisë.

albania femra

Përfaqësuesja e Shqipërisë për femrat do ndeshet në miqësore me Italinë U-19, më 11 janar.

 

Kjo ndeshje çelëse e aktiviteteve të futbollit për të dyja federatat, do të luhet pikërisht të mërkurën e ardhshme, më datë 11 janar. Sipas njoftimit të publikuar nga të dyja federatat, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 14:00. Sikurse konfirmohet jo vetëm nga Federata Italiane e Futbollit, por edhe nga FSHF, kjo ndeshje është më shumë në funksion të ekipit italian të femrave, që nga data 5 deri më 10 Prill do të marrë pjesë në fazën Elitë të Kampionatit Europian. Federata Italiane e Futbollit njoftoi se skuadra “e kaltër” e femrave do të nisë grumbullimin në Romë më 8 Janar, për të udhëtuar drejt Shqipërisë në datën 10, duke publikuar edhe listën e futbollisteve dhe stafit të grumbulluar. Nga ana e saj, FSHF nuk ka publikuar ende asnjë listë.

[interaction id=”586d5e814f601b0929224790″]

Më shumë nga Futboll