Mix Vendi

Shqipëria me 2 sportistë në Olimpiadën dimërore “Pyeongchang 2018”

Suela Mëhilli dhe Erjon Tola do të jenë dy sportistët kuqezinj që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që nisin më 9 shkurt në Korenë e Jugut. Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pat shpresuar që të shkonte në këtë Olimpiadë me 4 sportistë, vetëm dy prej tyre kapën normat e lejuara, duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi në Olimpiadë.

Skiatori Erjon Tola gjate nje gare

Ashtu si dhe 4 vite më parë, në Sochi, Shqipëria do të ketë vetëm skiatorët Tola e Mëhilli, që do të garojnë në disiplinën e skive alpine. KOKSH, përmes një komunikate për shtyp, bën me dijë se më datën 2 shkurt, në Presidencë, do të zhvilohet ceremonia e dorëzimit të flamurit kuqezi nga ana e Presidentit të Republikës, z.Ilir Meta. Pritet që këtë herë flamurin ta mbajë skiatorja Suela Mëhilli.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Mix Vendi