Futboll

Shqipëria barazim “in-extremis” me Maqedoninë

Shqipëria ka barazuar sot ndaj Maqedonisë me rezultatin 1-1, në përballjen miqësore që femrat U-19 kuqezi kanë zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Ishte ekipi mik ai që kaloi i pari në avantazh në minutën e 62’. Në disavantazh të një goli, futbollistet kuqezi nuk kishin asnjë qëllim të dorëzoheshin, përkundrazi, kanë luftuar deri në vërshëllimën e fundit, pak para së cilës kanë mundur të barazojnë shifrat në 1-1, falë një 11-metërshi të fituar në minutat shtesë.

Më shumë nga Futboll