Futboll

Shqipëria barazon me Islandën dhe shpreson për vendin e tretë

Përfaqësuesja e Shqipërisë për moshën U-21 barazoi sot në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-0 përballë Islandës, në takimin e katërt të vlefshëm për Grupin 2 të fazës eliminatore të Euro 2019 U-21 që do të zhvillohet në Itali dhe San Marino. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi i janë afruar në disa raste, në tentativat më flagrante pikërisht me futbollistë Abazaj dhe Ramadaninpor pa sukses në finalizim. Njëlloj sikurse edhe skuadra e Islandës, e cila ka tentuar të ndëshkojë Shqipërinë nëpërmjet goditjeve nga jashtë zone. Islanda u detyrua ta mbyllë takimin në inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq të Siguregerisson.

Ndeshja

Pas ndeshjes së katërt në këto eliminatore, Shqipëria U-21 ruan vendin e tretë në klasifikimin e Grupit 2, në kuotën e 5 pikëve, poshtë Irlandës së Veriut dhe Sllovakisë që kanë të njëjtin numër ndeshjesh të zhvilluara. Ndërkohë, veç Estonisë që mban vendin e fundit me 5 ndeshje të zhvilluara, pas kuqezinjve qëndrojnë edhe Islanda që numëron 3 ndeshje të luajtura por provizorisht dhe Spanja që ndaj Sllovakisë po luan ndeshjen e dytë, me gjasa të ngjitet në krye të grupit në rast fitoreje, me pikë të plota, por gjithashtu e varur nga fati i ndeshjes tjetwr, Irlanda e Veriut-Estoni.

Shqipëri U21 – Islandë U21 0-0

Shqipëria: Selmani, Maloku, Ceka, Tafa, Toli, Ramadani, Bare, Çekiçi, Abazaj, Krymi, Mustafa.

Trajner: Alban Bushi

Islanda: Olafsson, Sampsted, Fridriksson, Guðmundsson, Andresson, Friðjónsson, Magnusson, Einarsson, Haraldsson, Guðmundsson, Þorsteinsson.

Trajner: Eyjólfur Sverrisson

Gjyqtar: Pavel Orel (Çeki)

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll