FSHF

Shqipëria bëhet edhe me dy arbitra të rinj të FIFA-s

Shqipëria ka dy emra të rinj si arbitra të FIFA-s. Veç Enea Jorgjit, që e ka rikonfirmuar këtë stemë, qeveria botërore e futbollit ka “graduar” edhe Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti, sipas kërkesës dhe propozimit të bërë nga FSHF-ja. Këta të dy kanë zënë vendin e Lorenc Jeminit, të tërhequr nga arbitrimi, dhe të Andi Koçit. Nga ky moment e në vazhdim, Xhaja dhe Hamiti do të kenë mundësinë të gjykojnë edhe ndeshje ndërkombëtare, përveç sfidave të kampionatit shqiptar.

 

Më shumë nga FSHF