MMA

Shqipëria kalon raundin e parë në Botërorin e MMA (Video)

Shqipëria po përfaqësohet në Kampionatin Botëror të ndeshjeve të lira, në Artet Marciale Mikse me dy sportistë, të cilët kanë shkëlqyer në ndeshjet e para të tyre. Në botërorin e MMA, që po zhvillohet në Bahrein, Shqipëria përfaqësohet nga sportistët Florian Doskja dhe Ermal Hadribeaj.

Të dy sportistët kanë fituar ndeshjet e para të zhvilluara të hënën në mbrëmje. Hadribeaj fitoi ndaj kundërshtarit finlandez Holappa, me të cilin u përball për peshën 70 kg.

Sportisti shqiptar tregoi epërsi dhe fitoi bindshëm ndaj kundërshtarit duke  e mundur atë “KO”. Kjo fitore e kualifikon sportistin shqiptar në raundin e të 16-ve, ku do të përballet me një rival nga Bahreini.

Edhe sportisti tjetër Florian Doskja, që stërvitet në Itali, ka triumfuar në raundin e parë duke mundur kundërshtarin Italian Celadin, në peshën e 61 kg. Pas këtij triumfi sportisti Doskja do të përballet në raudin e 16-të me një kundërshtar nga Anglia.

Këto dy fitore më shumë se sa për rezultatin, tregojnë se dhe një vend i vogël si Shqipëria, me financa të pakta dhe vështirësi të mëdha, përgatit sportistë cilësorë, që mund të garojnë ndaj kundërshtarëve që vijnë nga shtete shumë herë më të zhvilluara edhe në sportin e MMA.

Më shumë nga MMA