Futboll

Shqipëria po ndryshon, mbajtja e topit me Spanjën na e bën zemrën mal

Shqipëria po ndryshon, mbajtja e topit me Spanjën na e bën zemrën mal

Shqipëria nuk ia doli të shënojë një gol nderi ndaj Spanjës, por tregoi karakter, sidomos në pjesën e dytë. Skuadra kuqezi vuajti deri në 30 minutat e para, sepse pastaj gjendja ndryshoi.

Ndoshta edhe “Furia e kuq” e uli vetë ritmin, por është fakt që zotërimi i topit mori një rrjedhë krejt tjetër. Nëse deri pas pësimit të golit të tretë raporti në përqindje ishte 70% me 30% për skuadrën pritëse, fundi i takimit regjistroi shifra të ndryshme. Djemtë e trajnerit Christian Panucci prodhuan gjashtë raste të pastra për gol dhe goditën dy herë shtyllën, diçka që Spanja e vuan rrallë. Gjithsej, ata e mbajtën topin në 43% të 90-minutëshit të lojës, shifër e lartë kur merr parasysh kundërshtarin.

Kuqezinjtë kanë bërë po aq sa Italia në Spanjë në këtë aspekt, që do të thotë se, ndryshe nga koha e trajnerit Gianni De Biasi, kemi filluar të guxojmë më shumë. Edhe ndeshjen me Maqedoninë në transfertë e mbyllëm me 42% të mbajtjes së topit.

Në grupin tonë, Shqipëria renditet e dyta për mbajtjen e topit dhe madje me një diferencë të madhe nga skuadrat e tjera të vogla. Panucci, jemi me ty! Rezultatet…

Më shumë nga Futboll