Kombëtarja

Shqipëria ruan pozicionin në renditjen mujore të FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen mujore të kombëtareve të botës, në të cilën Shqipëria ka ruajtur vendin që kishte, të 62-tin, me 553 pikë. Duke qenë se nga muaji i kaluar në këtë muaj nuk janë luajtur ndeshje, miqësore dhe zyrtare, edhe pozicioni i kombëtareve anëtare të FIFA-s ka mbetur pothuajse i njëjti. Nëse në tetor 2017, kuqezinjtë pozicionoheshin në vendin e 71-të, me 551 pikë, duke humbur 5 vende krahasuar me muajin pararendës, për nëntorin e këtij viti ata e panë veten në vendin e 62-të, me 498 pikë.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Më shumë nga Kombëtarja