Volejboll

Shqipëria do të organizojë finalet e Europianit U-19 në volejboll për vajza

Në Krakove të Polonisë, ku po zhvillohet Kampionatin Europian i Volejbollit për meshkuj, është zhvilluar Asambleja e Përgjithshme e Federatës Europiane te Volejbollit (CEV), ku kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Presidenti Erlind Pëllumbi, sekretari Albens Vokopola si dhe Kryetari i Komisionit Tekniko-Arbitral pranë Federatës, Konalsi Gjoka. Ky i fundit pati disa takime të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe menaxhimin sa më të mirë të gjyqtarëve. Ndërkohë që, gjatë Asamblesë janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme për të ardhmen e familjes Europiane të Volejbollit.

FSHV organizoi kete vere eliminatoreet e Liges se Europes per meshkuj e femra

Një lajm i mirë vjen edhe për dashamirësit e volejbollit shqiptar, siç është aprovimi i kandidaturës së Shqipërisë, për të organizuar fazën finale të Kampionatit Europian të Moshës U-19 për femra (viti 2018). Shqipëria ishte mes shteteve kandidate për ta organizuar këtë event, pas propozimeve që CEV kishte bërë në maj të këtij viti në Romë, pranë bordit të administrimit të saj. Ndërsa sot, Asambleja e 38-te e CEV miratoi duke e vlerësuar Shqipërinë si një kandaturë të fortë, pas vlerësimeve pozitive që FSHV mori verën e këtij viti, në organizimin e turneve të Ligës së Euopës, për meshkuj e femra.

Presidenti Erlind Pëllumbi, sekretari Albens Vokopola si dhe Kryetari i Komisionit Tekniko-Arbitral, Konalsi Gjoka

Federata Shqiptare e Volejbollit ndihet krenare për këtë besim që i dha CEV, duke vlerësuar punën e madhe që është bërë deri më tani nga FSHV, duke e futur edhe volejbollin shqiptar në kalendarin e aktiviteteve më të rëndësishme Europiane për vitin 2018. Faza Finale e Europianit U-19 për femra do të zhvillohet më datat 1-9 shtator të vitit të ardhshëm. Ne jemi të bindur se së bashku do ja dalim të organizojmë një tjetër event të rëndësishëm, për të nderuar volejbollin shqiptar dhe për ta çuar atë në nivele më të larta”, tha Erlind Pëllumbi, presidenti i FSHV-së.

Më shumë nga Volejboll