Futboll

Shqipëria U-15, Maqedonia na mund sërish

Ashtu si në sfidën e zhvilluar përpara pak ditësh, Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka humbur sërish përballë Maqedonisë, këtë herë në miqësoren e zhvilluar sot në Ohër,  në orën 16:00, në stadiumin “Biljanini”.

Ndeshja e parë u luajt në stadiumin “Skënderbeu”, Korçë, teksa kuqezinjtë e vegjël u mundën 1-2. Në ndeshjen e sotme, vendosi goli i Stojanovskit në minutën e 66-të.

Përfaqësuesja kuqezi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Ujka, Kreka, Rahimi, Stafa, Cupi, Bajraktari, Kote, Strefaj, Ndreu, Çereni, Karaj.

Më shumë nga Futboll