Kombëtarja

Shqipëria U-21, Sahiti dhe Kallaku: Ndeshje me rëndësi ndaj Sllovakisë

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë, e drejtuar nga Alban Bushi, ka nisur sot grumbullimin dhe përgatitjet për y eliminatoret e radhës, që do t’i luajë kundër Sllovakisë në “Selman Stermasi” dhe Sllovaki, më 23 dhe 27 mars. Në konferencë për shtyp, ditën e sotme, kajnë dalë nga Elbasani dy kuqezinj të kësaj grup-moshe. Fjala është për Emir Sahiti dhe Sherif Kallaku. I pari, që luan në rolin e sulmuesit, 19 vjeç, pjesë e Hajdukut të Splitit, ka treguar se ka refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë për të zgjedhur kombëtaren shqiptare: “Dua të jem i qartë. Nuk do të pranoj asnjë kombëtare tjetër, përveç Shqipërisë. As Maqedoninë dhe as ndonjë ekip tjetër. Ndeshjet e radhës kundër Sllovakisë janë shumë të rëndësishme për ne. Ne do të punojmë fort me trajnerin Alban Bushi dhe shpresojmë të arrijmë rezultatet që duhen. Kam besim se me këtë grup lojtarësh do t’ia dalim mbanë”.

Nga ana e tij, Sherif Kallaku, pjesë e Laçit në Superiore, nuk i fshehu dot emocionet e vëshjes së fanellës kuqezi dhe praninë e tij në ekipin Shpresa për dy eliminaoret kundër Sllovakisë: “Janë dy ndeshje shumë të vështira. Duhet të marrim maksimumin, sepse duam të kapim vendin e dytë në grup. Trajneri Alban Bushi është i qartë me atë që kërkon nga ne, ndaj duhet të aplikojmë lojën dhe skemat e tij”.

Renditja, grupi 2

Skuadra Ndeshje Fitore Barazime Humbje G.Sh G.P Goalerazhi Pikë
Spanja 4 4 0 0 11 2 +9 12
Irlanda e Veriut 5 3 1 1 8 5 +3 10
Islanda 5 2 1 2 7 6 +1 7
Shqipëria 5 1 3 1 4 4 0 6
Sllovakia 5 2 0 3 5 12 -7 6
Estonia 6 0 1 5 6 12 -6 1

Më shumë nga Kombëtarja