Futboll

“Shqiponjat” e Frankfurtit, kur futbolli kthehet në “fe”!

Eintracht Frankfurt nuk përfshihet në grupimin e skuadrave më të famshme dhe prestigjoze të futbollit gjerman. Trofetë që kanë fituar nuk mund të krahasohen me ato të kolosëve të Gjermanisë. Duke përjashtuar pesë Kupa Gjermanie dhe 1 Kupë UEFA ndaj Borusia Mönchengladbach në vitin 1980, vetëm një titull kombëtar është krenaria e tyre.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Duhet të kthehemi mbrapa në kohë për këtë sukses, pasi ishte viti i largët  1959 dhe “shqiponjat” e Frankfurtit u kurorëzuan kampionë kombëtarë, përpara se të themelohej Bundesliga.

E megjithatë, trofetë nuk mund të blejnë simpatinë apo dashurinë e tifozerisë. Eintracht, në fakt, është një nga klubet më të dashur dhe të ndjekur  si numër spektatorësh në Gjermani, bashkë me Borussia Dortmund.

Veç kësaj, nga viti 1996 deri më sot, Shqiponjat shumë herë kanë qenë të detyruara të shohin zbritjen e tyre në kategoritë e më poshtme.

Fankfurt është themeluar në vitin 1899, edhe pse bërthama ishte krijuar në 1894. Eintracht, sidoqoftë, është njohur gjithmonë si krenaria e vërtetë e Frankfurtit, edhe pse humbja e tyre 7-3 në finalen e vetme të Kupës së Kampionëve, në Gllasgou ndaj Real Madridit, do mbetet si njollë.

Megjithatë, mbetet klubi i parë gjerman që bën diçka në nivel ndërkombëtar. Por, tifozeria e tyre është nga ato që të fusin të dridhurat. Të njohur si kuqaloshët dhe të nxehtët e Gjermanisë, themeluan Ultras Frankfurt97 më 7 korrik të vitit 1997.

Nga atëherë, një grupim gjithmonë e më në rritje, mes brezave që ndryshojnë dhe pasionit që ndizet. Në Europë, transfertat janë bërë si ndeshje shtëpie. Pesë vite më parë, në Qipro, për Europa League, do të udhëtonin 2000, në përballjen me Apoel Nicosia. Kanë kaluar 5 vjet nga ajo transfertë dhe në Qipro rikthehen, por këtë herë me 3000 forca të tjera plus, pra 5000 tifozë në total. Jo në Nikosia, por në Limasol, në sfidën ndaj Apollon.

Birra, festë, këngë dhe një organazim fantastik. Të rinj, të moshuar dhe familje, gra dhe burra. Kudo në rrugët e Limasolit, ndërsa sigurisht kanë konsumuar atë që ndoshta në Limasol konsumohet në 10 ditë ose 2 javë. Mes tyre u shfaq edhe presidenti i shoqatës së tifozëve të klubit, Peter Fischer, i emocionuar përpara ndeshjes. A

i ka falënderuar të gjithë, ndërsa thuajse në lot është dukur mes turmës. Në stadium, më pas, koreografia ishte drithëruese, mes tymuesve, flakadanëve, këngëve dhe 5000 letrave në duar për t’i dhënë një dekor fantastik mbrëmjes. Skuadra e tyre e shpërbleu me fitore, por edhe nëse do të kishte humbur, për tifozët e Frankfurtit pak rëndësi ka.

Në mesjavë dhe kur e nesërmja duhet të jetë një ditë punë, kanë marrë avionin dhe kanë udhëtuar për në Qipro. Sigurisht, rekordi i një transferte europiane mbetet ai në Francë, kur përballë Bordeaux ishin 15 mijë të pranishëm në shkallët e stadiumit, duke blerë edhe biletat e sektorit vendas dhe ngjyrosur me portokalli 1/3 e stadiumit. Nuk u trembën edhe nga Izraeli, ku në Tel Aviv shkuan 3 mijë.

Peter Fischer, që është edhe presidenti i këtij tifogrupi që numëron plot 22 mijë të anëtarësuar, kontrollon edhe bilancet e klubit, pasi të gjithë tifozët e anëtarësuar, që janë edhe aksionerët e klubit gjerman, duan të dinë me transparencë se cilat janë bilancet dhe shpenzimet e Eintrachtit.

Duke qenë të së majtës, si orientim politik, shpesh kanë rivalitet të ndezur me grupimet neonaziste dhe të së djathtës. Por, urrejtja më e madhe shkon ndaj rivalëve të Kickers Offenbach. Pikërisht ndaj këtij klubi, në vitin 1959, fituan titullin e parë dhe të vetëm, duke i mundur 5-3 pas kohës shtesë.

Edhe Kaiserslautern, pjesë e Sasonias, përfaqëson kundërshtar historik për Eintracht, ndërsa për ata fjala FSV Frankfurt nuk do të thotë asgjë. Ky klub i të njëjtit qytet nuk konsiderohet as derbi në mendjen e tyre.

Më shumë nga Futboll