Kombëtarja

Flet shqiptari i Real Madridit: Ja këshillat që më dha Cristiano Ronaldo!

Nuk e ka besuar se do të vinte një ditë dhe do t’i takonte yjet e futbollit europian dhe të Real Madridit “live”, aq më pak se do të bëhej bashkëlojtar me ta. I është dukur si një ëndërr, por në fakt kjo është tashmë realitet. Para dy ditësh ka qëndruar në

Nuk e ka besuar se do të vinte një ditë dhe do t’i takonte yjet e futbollit europian dhe të Real Madridit “live”, aq më pak se do të bëhej bashkëlojtar me ta. I është dukur si një ëndërr, por në fakt kjo është tashmë realitet. Para dy ditësh ka qëndruar në “Santiago Bernabeu” dhe ka takuar yjet e Realit, me të cilët ka bashkëbiseduar. Talenti i madh nga Kumanova, Egzon Alili, rrëfen ditën e kaluar te skuadra e madhe spanjolle dhe takimet me Ronaldon, Rodriguez e të tjerë.

14102303_1431599226855373_4380782349017918752_n

“Ishte hera e dytë që vizitoja Madridin dhe stadiumin “Bernabeu”. Herën e parë kam qëndruar 9 ditë, tani dy ditë. Fillimisht nuk më besohej se jam unë. Stadiumi ishte i madh. Atmosfera ishte shumë e mirë. Të gjithë lojtarët erdhën dhe më vizituan. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Realit, pasi më është plotësuar një ëndërr si futbollist profesionist. Uroj që të kem një karrierë të pasur si e Ronaldos”, – e nis rrëfimin e tij Egzoni, 16 vjeçar. Alili ka pasur një bashkëbisedim me James Rodriguez, nga i cili ka kërkuar që t’ia japë fanellën me numrin 10. “Po, fola me James Rodriguz dhe ndoshta ma jep fanellën me numrin 10”, – tregon Alili.

14100347_1431599450188684_4382432530621661044_n

Talenti i madh nga Kumanova rrëfen edhe për atë se çka i ka thënë ylli i futbollit europian dhe botëror, Cristiano Ronaldo, dhe këshillat e tij. “Po ma kujton veten, kur isha i vogël, – më tha Ronaldo. – Duhesh të punosh shumë për të arritur në nivelin tim”, – tregon Alili, i cili të enjten niset për në Madrid, ndërsa të premten do të prezantohet si lojtar i ri i ekipit të parë të Real Madridit. Kujtojmë se Egzon Alili po transferohet nga SV Ried te gjiganti spanjoll, Real Madridi, me të cilin ka nënshkruar kontratë 7-vjeçare.
Nga Shkupi, RESHAT IBRAHIMI

 

Më shumë nga Kombëtarja