Peshëngritje

Shtanga plotëson radhët, Ilir Topuzi zgjidhet zv.president

Mbledhja e fundit e kryesisë së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka zgjedhur Ilir Topuzin në postin e zv.presidentit të kësaj federate. Ai do të zërë vendin e lënë vakant nga Ilir Kulla, që një muaj më parë dha dorëheqjen pas skandalit të dopingut, ku u dënuan 3 shtangistë kuqezinj nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

Gjoza dhe Kulla 1, Fredi

Foto: Ilir Kulla (ish-zv.presidenti) dhe Elez Gjoza

Ilir Topuzi është njëkohësisht edhe president i ekipit Elbasani në shtangë, një njeri që e njeh sportin e peshëngritjes e ka kontribuar shumë për të. Sipas informacioneve që vijnë nga FSHP-ja, Topuzi është zgjedhur me unanimitet nga anëtarët e saj, duke qenë kështu krahu i djathtë i presidentit Elez Gjoza. Duket se FSHP-ja po nis të kompletohet pas dorëheqjeve të shumta në muajt e fundit.

godelli e pulaku

Foto: Daniel Godelli e Hysen Pulaku, pozitiv në Botërorin e Almaty

Ndërkohë, mësohet se nesër, 4 shtangistë të rinj shqiptarë do të marrin pjesë në një turne të hapur ndërkombëtar që zhvillohet në San Marino. Një miniekip shqiptar, i përbërë nga 3 djem e një vajzë, që do të jenë në drejtimin e trajnerit Kreshnik Leka. Në këtë turne pritet të shkojnë edhe dy drejtuesit e FSHP-së, presidenti Elez Gjoza e sekretari Agron Haxhihyseni.

Më shumë nga Peshëngritje