Futboll

Shtohet “makthi” te Liverpool, mbrojtësi kthehet në 2018-n

Shtohet “makthi” te Liverpool, mbrojtësi kthehet në 2018-n

Nathaniel Clyne do të mungojë edhe për tre muaj të tjerë nga fushat e lojës, pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Clyne u dëmtua në muajin korrik dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Liverpool në këtë sezon, ndërsa në sezonin e kaluar ishte titullar i pazëvendësueshëm dhe 26-vjeçari luajti në 37 nga 38 ndeshjet e kampionatit. Në mungesë të mbrojtësit të djathtë, Klopp ka aktivizuar Joe Gomez dhe Trent Alexander-Arnold.

Nathaniel Clyne

Clyne ka luajtur në ndeshjen e fundit për Liverpool, kundër Tranmere Rovers dhe atje u dëmtua në shpinë. Në fillim u mendua se lojtari do të kthehej në shtator, por jemi në nëntor dhe u vendos se duhet edhe një ndërhyje tjetër, që t’i jap fund dhimbjeve dhe mundësinë futbollistit të rikthehet në shkurt 2018. Në këtë mënyrë, Clyne do të mbaj gjallë edhe ëndrrën për të qenë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2018, verën e ardhshme në Rusi.

Më shumë nga Futboll