Futboll

Shtubina: Edhe pushimet të mërziten, duhet merkato cilësore

Te Vllaznia nuk flitet për merkato, nëse disa nga ekipet kryesore kanë filluar të lëvizin duke afruar lojtarë cilësorë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kuqeblutë. Drejtuesit duket sikur janë në “gjumë” dhe ekipi akoma nuk është grumbulluar për sezonin e ri, ose më sakt nuk ka një ditë se kur do të fillojnë përgatitjet për edicionin 2017-18. Kapiteni i kuqebluve në një intervistë për “Super Sport” thotë se drejtuesit duhet të lëvizin pasi ndryshe do të përjetojnë një tjetër sezon të ndërlikuar.

Image result for shtubina

“Na janë mërzitur pushimet pasi jemi mësuar me stërvitje dhe ndeshje. Por këto gjëra i marrin përsipër drejtuesit – edhe pse ne lojtarët vijojmë të stërvitemi individualisht. Ky është futbolli shqiptar dhe jemi të detyruar ta pranojmë”, shprehet kapiteni që vazhdoi “Klubi duhet të jetë i kujdesshëm me afrimet e lojtarëve. Gjithsesi duhet të theksojmë se sezoni ende nuk ka filluar dhe kam bindjen se drejtuesit do të bëjnë zgjidhjen e duhur”.

“Investitorë te Vllaznia? Çdo sponsor që vjen është mirë për ekipin dhe qytetin. Drejtuesit duhet t’i marrin me qetësi dhe të mos nguten, por kushdo që vjen është i mirëpritur”, shtoi 30-vjeçari.

Më shumë nga Futboll