Kampionati Shqiptar

“Ika si legen, por u bana mbret. Ti erdhe si mbret dhe ike si legen”

Ish-kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, ka qenë tepër kritik ndaj lojtarëve kuqeblu për rënien e Vllaznisë nga Superiorja. Në një izion local, ai ka akuzuar nominalisht përforcimet e janarit të ish-trajnerit Ernest Gjoka, sidomos mbrojtësin Mersini. Ky i fundit nuk ka vonuar t’i përgjigjet ashpër, duke luajtur me nofkën “Messi i Shkodrës”. Por Shtubina nuk ka qëndruar duarkryq, teksa përmes faqes së vet në Facebook shkruan: “Ika si legen, por u bana mbret. Ti erdhe si mret dhe ike si legen…, kjo eshte diferenca”.

Ergys Mersini pati thënë për “Vip Sport”: “Nuk di nëse jam lojtari i parë apo i fundit që sulmohem. Nuk më intereson shumë se jam sulmuar nga një i paaftë, i cili s’ka luajtur kurrë futboll larg “fustanit” të Vllaznisë. Ai “Messi” i Shkodrës ka dështuar kudo që ka shkelur për të luajtur. Vetëm në Shkodër mund të luajë, se i jep vota bashkisë. Lojtari që e do Vllazninë kaq shumë, vjet në ndeshjen e jetës së ekipit shkodran, kundër Tiranës nuk luajti, jo për aftësi, por sepse ai nuk e do Vllazninë, sepse mori karton të kuq qëllimist në Durrës, që të mos luante.

Iku dhe e la ekipin në baltë, kur kishte nevojë. Unë nuk merrem me dështakë. Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: ata që luftojnë, djersijnë e fitojnë gjithçka me punë, dhe ata që e fitojnë vendin e punës duke përbaltur djersën e tjetrit dhe duke futur mik e shokë për të luajtur. Pse nuk pyesin Vioresin Sinanin, emblemën e klubit të Vllaznisë dhe njeri me integritet, që ka dhënë për Vllazninë dhe kupton nga futbolli, por pyesin të paaftë, që duan të shkojnë prapë te Vllaznia, duke përbaltur të tjerët?”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar